Xhevdet Qeriqi vendos ta lë Kosovën, aplikon për vizë
04 prill 2019
| 16:20
Xhevdet Qeriqi, përfaqësues i veteranëve, ka vendosur që ta lë Kosovën dhe të marrë rrugë drejt Perëndimit.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se sot ka aplikuar për vizë për të dalë jashtë vendit.
“Sot aplikova për termin për vizë drejt perëndimit, vitin e ardhshëm po besoj po ecim prej Kosovës tonë të dashur. Shpresat për një jetë më të mirë këtu, tashmë përfundimisht janë shuar!”, ka shkruar Qeriqi.
/Epoka e re/