Xhevdeti shkoi në parajsë, por Fadili jeton në ferr
Agron Gashi
M’u dhimt’ Xhevdet Bajraj. Ai dhe Fadili në kanë sjellë një frymë tjetër në letërsi, atë të ‘rock poezisë’. Njëri me krijim, tjetri me përkthim. Që të dy Rahovecin e shndërruan në një copë Meksike, në një ‘ishullim letrar’.
Po nuk e paskam ditë, po fooooort plane paskeni pasë me Xhevdetin!!
Ama masi vdiq i shpaluat!!
(Natyrisht këtu nuk hynë ca miq të tij të vertetë, një shtëpi botuese, një Qendër…)
Po ku i patët ato plane, bre?! Masi vdiq e shkoi po i përmendni a?!
Xhevdeti ia ka dalë disi me leksione në Meksikë, por brenga e tij ishte Fadili me familje, i cili nuk ka pasë, as nuk ka fare përkrahje institucionale. Një përkthyes të madh, me qindra faqe përkthime të botuara e mijëra të pabotuara, e kanë lënë keq e pa punë. Sikur ta donit aq Xhevdetin, i kishit ndihmu Fadilit, po aq të mirë e të veçantë sa Xhevdeti.
Xhevdeti shkoi në parajsë, por Fadili jeton në ferr!
Poezi nga Fadil Bajraj
NË KËNGËN TIME
tim vëllai Fadilit
Nëse në këngën time
dielli lind në jug e vdes në veri
e lini të qetë
Nëse lumenjtë rrjedhin pa emra njerëzish
i lini të qetë
harresa ka arsyen e vet
Nëse guri në mbretërinë e vet hesht
e lini të qetë
zjarri ruhet për ditën e madhe të kthimit
Nëse në këngën time hasni një njeri
në ditën me diell
tek pi ujë në lumë
me gjunjët mbi gurë
e lini të qetë
ai u lind i lirë