Xhinovci: Takova shtetbërësit e Kosovës, ishin plot energji pozitive

10 janar 2023 | 13:53

Biznesmeni shqiptar i cili jeton në Gjermani, Behram Xhinovci, ka vizituar ish-drejtuesit e UÇK-së, që po mbahen padrejtësish në Hagë.

Siç ka bërë të ditur vet Xhinovci, ai ka takuar Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Nasim Haradinajn.

“Ishin mirë me shëndet, kishin plotë energji pozitive, është mëkat këta burra të mëdhenj të kombit, këta shtetbërës së Kosovës, t’i shohësh në këto rrethana por është nder e krenari qëndrimi i tyre stoik para këtyre akuzave që po ngarkohen jo vetëm këta por krejt UÇK-ja”, kështu ka shkruan ndër tjera afaristi shqiptar Behram Xhinovci.

Xhinovci përmes njoftimit të tij ka bërë të ditur se ka takuar edhe patriotin Ragip Xhakën i cili po ashtu kishte vizituar ish-krerët e UÇK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy vetura janë ndeshur mes veti para pak çasteve në…