Xhiroja e fundit në elitën e basketbollit

22 prill 2022 | 15:14

Java e 28-të e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë disa ndeshje interesante, por edhe do të përcaktojë renditjen përfundimtare.

Takimi i parë zhvillohet sonte mes Dritës dhe Bashkimit. Gjilanasit kanë 27 humbje në po aq ndeshje, ku edicionin e ardhshëm do të garojnë në Ligën e Parë, kurse prizrenasit janë në vendin e gjashtë me 11 fitore e 16 humbje. Prizrenasit janë favoritë në këtë përballje dhe për të ruajtur këtë pozitë në tabelë, që siguron një vend në “play-off”.

Takim interesant shihet me Trepçës dhe Rahovecit. Mitrovicasit kanë 18 fitore e nëntë humbje dhe synojnë vendin e dytë, që siguron gjysmëfinalen, kurse Vreshtarët janë në pozitën e shtatë dhe nëse humb Bashkimi do të tentojnë të renditen në vendin e gjashtë. Rahovecasit kanë 11 fitore e 16 humbje.

Të dielën përballen kampioni kundër nënkampionit, Golden Eagle Ylli-Peja, që u takuan edhe në finale të Ligës Unike, ku fituan pejanët 72:89, duke u fituar trofeun e kësaj gare. Therandasit kanë siguruar vendin e parë me 21 fitore e gjashtë humbje, kurse pejanët kanë 18 fitore e nëntë humbje, aq sa kanë edhe mitrovicasit, që renditen në vendet dy, përkatësisht tre.

Takimi i fundit për këtë xhiro është mes Prizrenit 16 dhe Prishtinës, që me gjasë do të luajnë edhe në çerekfinale të “play-off”-it. Prizrenasit kanë 42 pikë, kurse prishtinasit 41, andaj do të jetë një test para garave shtesë.

ART MOTION SUPERLIGA – Java 28

Të premten takohen:
20:30 Drita – Bashkimi

Të shtunën takohen:
20:30 Trepça – Rahoveci

Të dielën takohen:
17:00 Golden Eagle Ylli – Peja
20:30 Prizreni 16 – Sigal Prishtina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Imer Mushkolaj, ka reaguar në lidhje me skandalin për…