Xhirot e fundit në Ligën e Parë të Maqedonisë do të luhen pa praninë e publikut

02 dhjetor 2024 | 15:29

Komisioni për gara në kuadër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), ka njoftuar të gjitha klubet e Ligës së Parë dhe opinionin për vendimin e marrë me kërkesë të MPB-së lidhur me ndeshjet e xhiros së 17-të dhe të 18-të.

Komisioni i garave pranoi kërkesën dhe vendosi që ndeshjet e xhiros së 17-të (3 dhjetor, ora 13:00) dhe e xhiros së 18-të (8 dhjetor, ora 13:00) në Ligën e Parë të luhen pa praninë e publikut.

Vendimi i Komisionit të garës është marrë për shkak të një vlerësimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme për zhvillimet e fundit dhe parandalimin e çdo lloj dhune dhe keqpërdorimi para, gjatë dhe pas ndeshjeve të futbollit.

Kujtojmë se java e 17-të, zhvillohet të martën (03.12.2024 ora 13:00), ku sjell duele interesante mes ekipeve shqiptare. Në Çair Shkupi është nikoqir i Strugës, në Ohër Voska Sport e pret Shkëndijën, Gostivari është nikoqir i Sileksit, ndërsa Besa udhëton në Manastir në përballjen me Pelisterin. Në takimet tjera takohen AP Brera – Rabotniçki dhe Vardari – Tikveshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad…