Xhokoviçi triumfon në “Australian Open”
27 janar 2019
| 12:38
Novak Xhokoviç është shpallur fituesi i turneut Grand Slam, “Australian Open”. Tenisi serbi mund në finale spanjollin Rafael Nadal. Megjithëse pritej të ishte një përballje shumë e luftuar, në arenën “Rod Laver”, të pranishmëve iu shërbye një shfaqje krejt tjetër, teksa 31-vjeçari mundi në tre sete 6-3, 6-2, 6-3.
Xhokoviç- e filloi me vrull duke fituar 3 shërbimet e para të përballjes. Në setin e dytë pritje që spanjolli të kundërpërgjigjej, por ndodhi e kundërta, teksa Xhokoviç fitoi radhazi katër shërbime. Seti i tretë ndoqi të njëjtin skenar si të mëparshmit.
Ky është trofeu i shtatë në “Australian Open”, duke kaluar legjendën Roger Federer, i cili ka gjashtë të tillë.