Xhoxhaj debuton më 2 mars në boksin profesionist
01 dhjetor 2017
| 11:01
Armend Xhoxhaj pritet të debutojë më 2 mars të vitit të ardhshëm në boksin profesionist.
Ai së fundi ka firmosur kontratë në profesionizëm me menaxherin shqiptar Astrit Ademaj. Xhoxhaj disa vite me radhë ka fituar epitetin e boksierit më të mirë në Kosovë në boksin amator. Ai ka marrë pjesë në Kampionate Botërore dhe Evropiane, kurse tani sukseset i synon në rangun më të lartë të boksit. “Jam në përgatitje intensive. Në janar do të udhëtoj në Gjermani dhe do të debutoj më 2 mars”, ka deklaruar Xhoxhaj për “Trofeun”.