Xhudistët e Kosovës, gati për ‘Grand Slam Paris’
31 janar 2025
| 14:00
Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Erza Muminoviq, Akil Gjakova dhe Dardan Cena, janë pesë xhudistët e Kosovës që do të marrin pjesë në Grand Slamin e Parisit.
Të drejtuar nga mjeshtri Driton Kuka dhe ndihmësi i tij Fatos Tabaku, xhudistët tanë presin medalje në Paris, për ta mbushur dhe më shumë raftin e medaljeve prestigjioze për Kosovën. Ky event prestigjioz do të mbledhë 308 garues nga 53 shtete e 4 kontinente, duke garantuar një spektakël të jashtëzakonshëm të xhudos në Francë.
Ky grand slam zhvillohet gjatë ditës së shtunë, dhe ekipi ynë, do të luftoj për medalje në njërën nga garat më të mëdha të vitit. Nga sporti i xhudos, Kosova ka pesë medalje olimpike, tre të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.