Xhudistët e Kosovës mësojnë kundërshtarët në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’
25 korrik 2024
| 15:48
Është hedhur të enjten shorti në xhudo për Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Ashtu siç pritej, kampionia olimpike, Distria Krasniqi (-52 kg) dhe Laura Fazliu (-63 kg) janë bartëse të grupeve dhe kalojnë pa luftë raundet e para.
Nora Gjakova (-57 kg) përballet në raundin e parë me Lkhagvatogloo të Mongolisë. Akil Gjakova (-73 kg) në luftën e parë ndeshet me brazliainin Cargnin. Loriana Kuka (-78 kg) takohet në raundin e parë me Lobnik të Sllovenisë. KOK-u i ka uruar fat dhe suksese ekipit tonë, i cili nis garat të dielën me Krasniqin.