Xhudistët fillojnë mbledhjen e pikëve për normën Olimpike “Tokyo 2020”
27 korrik 2018
| 11:07
Sportistët më të suksesshëm në Kosovë, xhudistët, prej nesër do ta fillojnë misionin e tyre për ta fituar normën Olimpike, Tokyo 2020.
Prej 27-29 korrik 2018 në Zagreb të Kroacisë do të mbahet gara e Grand Prixit, e cila vlen për grumbullimin e pikëve për Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Kosova përfaqësohet me xhudistët Akil Gjakova (-73 kilogramë), Distria Krasniqi (-48 kg) dhe Nora Gjakova (-57 kg).
Distria do të debutojë në kategorinë -48 kg, me të cilën synon të garojë në LO Tokyo 2020. Ajo deri më tani garonte në -52 kg. Sot (e premte) garojnë Distria dhe Nora, kurse të shtunën Akili.