Xhudistët kërkojnë sukseset e reja në ‘Abu Dhabi 2019’
24 tetor 2019
| 11:15
Grand Slami i Abu Dhabit të Emirateve të Bashkuara Arabe është stacioni i radhës në rrugën e gjatë drejt Lojërave Olimpike “Tokio 2020” për ekipin e xhudos së Kosovës, të cilët suksesshëm po e ndjekin normën olimpike.
Majlinda Kelmendi (-52 kg), Nora Gjakova (-57 kg), Loriana Kuka (-78 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg) prej sot (e enjte) deri të shtunën do të synojnë ta fitojnë medaljen e radhës. Majlinda dhe Nora garojnë të enjten, kurse Akili garon të premten, ndërsa Loriana të shtunën.