Xhudistët mësojnë shortin në ‘Baku 2019’
23 korrik 2019
| 15:37
Ekipi i xhudos që po e përfaqëson Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF), “Baku 2019”, ka mësuar shortin për garat, të cilat i nisin nesër (e mërkurë).
Medalistja e bronztë Olimpike, Erza Muminoviq, në rrethin e parë të kategorisë -48 kilogramë, do të përballet me Anna Kriza të Hungarisë. Fationa Kasapi në kategorinë -57 kg, në rrethin e parë takohet me sllovenen, Tasa Rozman.
Festim Beqiri, kategoria -66 kg, ndeshet me Raandel Pastel të Estonisë. Erza garon nesër (e mërkurë), ndërsa Fationa dhe Festimi të enjten.