Xhudistet synojnë medalje në Paris
Ekipi i xhudos do të marrë pjesë me tre garues në Grand Slamin e xhudos, që me 8 dhe 9 shkurt mbahet në Paris të Francës.
Distria Krasniqi, e cila normën Olimpike Tokio 2020 po e kërkon në kategorinë -48 kilogramë, këtë herë do të garojë në -52 kilogramë. Në këtë kategori mungon kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi.
Nora Gjakova do të garojë në -57 kilogramë, ndërsa Laura Fazliu në -63 kilogramë.
Sot është hedhur shorti. Distria raundin e parë e kalon pa luftë, ndërsa në të dytën takohet me Faiza Aissahine.
Nora në luftën e dytë (të parën kaloi tutje), pret fituesen e duelit Larisa Alexandra Florian (Azerbaixhan) – Phuong Ngoc Nguyen (Vietnam).
Fazliu, për të cilën do të jetë pjesëmarrja e parë në një Grand Slam, takohet në rrethin e parë me turken Minel Akdeniz. Gara e Grand Slamit vlerësohet ndër më të fortat në sportin e xhudos, ndërsa vlen për pikë Olimpike Tokio 2020.