Xhudistët vazhdojnë përgatitjet në Austri

02 dhjetor 2020 | 15:02

Përfaqësuesja e Kosovës në xhudo aktualisht po stërvitet në Austri me synime për të realizuar planin e punës drejt Olimpiadës.

Driton Kuka përmes një postimi në “Facebook” ka shkruar se puna atje po vazhdon rregullisht pavarësisht disa probleme që kishin pasur për udhëtim jashtë vendit.

“Kampi stërvitor në Austri po vazhdon! Përkundër shumë vështirësive për udhëtim jashtë vendit ne po arrijmë të realizojmë planin e punës drejt Olimpiadës! Dua të veçoj ndihmën nga Ambasada e Kosovës në Vjenë, Ambasadorin Pllana miken tonë Shkurten dhe mbarë stafin për mbështetje në çdo moment për ekipin tonë! Kosova dita ditës po rritet si shtet i fuqishëm në çdo aspekt! #tokyo2020plus1”, ka shkruar Kuka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar seanca në Gjykatën Kushtetuese, ku është diskutuar për…