Xhudisti algjerian refuzoi përballjen me xhudistin izraelit, dënohet me 10 vjet
15 shtator 2021
| 18:51
Në sport është e ndaluar propaganda politike apo fetare dhe aq më tepër në një olimpiadë. Për këtë arsye, xhudisti algjerian Fethi Nourine është dënuar me 10 vjet nga të gjitha aktivitetet sportive nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF).
30-vjeçari algjerian, në Olimpiadën “Tokio 2020”, refuzoi të duelojë ndaj rivalit izraelit Tohar Butbul (pesha -73kg). Ai u tërhoq nga turneu, por pas një muaji ka ardhur dënimi. Një pezullim i gjatë dhe karriera e Nourine mund të quhet e mbyllur.
Nourine kishte shfaqur më pas mbështetjen e tij politike për çështjen palestineze, ndaj nuk pranoi të duelonte ndaj izraelitit. Pezullimi 10-vjeçar nis nga data 23 korrik 2021, ditë kur nisën Lojërat Olimpike.