Xhudisti algjerian tërhiqet nga Olimpiada pasi nuk donte të përballej me rivalin nga Izraeli

23 korrik 2021 | 13:03

Xhudisti algjerian Fethi Nourine është tërhequr zyrtarisht nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020” para se të nisë garën e tij.

Ai mori këtë vendim pasi shorti në peshën 73kg, me shumë gjasa, do ta vinte përballë një rivali nga Izraeli, Tohar Butbul.

Nourine, do të përballej të hënën fillimisht me rivalin nga Sudani, Mohamed Abdalrasool (në duelin e parë) dhe më pas me izraelitin Butbul. Duke folur për mediat, algjeriani konfirmoi se ky është një vendim politik i marrë nga ai, në mbështetje të Palestinës.

“Kam punuar shumë për të ardhur në Olimpiadë, por çështja palestineze është më e madhe se gjithë kjo”, ka thënë sportisti algjerian. Ky vendim i sportistit u konfirmua më vonë edhe nga trajneri i tij, që tha se ishte gjëja e duhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në platenë e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët…