Xhudisti iranian ia kushton Izraelit medaljen olimpike

29 korrik 2021 | 17:42

Saeid Mollaei e fitoi medaljen e argjendtë në xhudo në Lojërat Olimpike në “Tokio 2020” të martën dhe e përdori atë për ta nderuar armikun e atdheut të vet.

Mollaei, i lindur dhe rritur në Iran, por që garon për Mongolinë, ia kushtoi medaljen e argjendtë Izraelit. Irani dhe Izraeli janë armiq që prej vitit 1985. Mollaei e fitoi medaljen e parë olimpike në xhudo dy vjet pasi e braktisi atdheun e vet, Iranin.

Ai u largua pasi, siç kishte thënë, trajneri i ekipit kombëtar iranian e kishte urdhëruar të humbë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror 2019, në mënyrë që të mos përballej me xhudistin izraelit Sagi Muki. Pasi e fitoi medaljen e argjendtë në Tokio, Mollaei ka thënë: “Faleminderit Izraelit për energjinë e mirë! Këtë medalje ia kushtoi edhe Izraelit. Shpresoj se Izraeli është i lumtur me këtë fitore”.  “Todah”, shtoi ai në gjuhen hebraishte, që në shqip do të thotë: “Faleminderit”. Izraeliti Muki e uroi Mollaein për fitimin e medaljes. Ata u bënë miq pas incidentit në vitin 2019.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
485,015 punonjësit federalë në Uashington dhe disa qytete të tjera…