Xhudisti Zeka i argjendtë në Evropianin U21
15 shtator 2018
| 19:09
Shpat Zeka është mposhtur në finale të Kampionatit Evropian për grupmoshat U21, duke siguruar medaljen e argjendtë.
Zeka siguroi tri fitore deri në finale, duke mposhtur garues nga Portugalia, Holanda dhe Polonia, ndërsa në finale u mposht nga garuesi gjeorgjian.
Trajneri Driton Kuka ka thënë se nuk kishte dhuratë më të mirë për ditëlindje sesa medalja e Zekës.
“I argjendtë me shkëlqim ari! Tash vajzat po mbesin pas meshkujve!”, ka shkruar Kuka.
Erza e Flaka mbetën pa medalje në Evropian edhe pse kishin gjasa reale e Shpati tejkaloj vetveten dhe na bëri krenar! E për mua fitoj këtë medalje dhuratë për ditëlindje. Krenar me nxënësit si gjithmonë”, ka shkruar ai.