Xhudo demonstrohet me nxënësit e ‘London School’ në Mitrovicë

10 korrik 2023 | 13:34

Nxënësit e “London School” u bashkuan në stërvitjen e mëngjesit, në kuadër të programit “Kosova, shtet i xhudos” ku fillimisht realizuam një bashkëbisedim me nxënësit dhe trajnerin e klubit të xhudos, “Trepça”, Blenard Begu i cili foli për rëndësinë e sportit të xhudos në shëndetin fizik dhe atë mendor.

Më pas vazhduan me ushtrimet ku të inkuadruar ishin edhe nxënësit, të cilët së bashku me xhudistët: Blerina Gashi, Uvejs Nesimi, Reis Deliu dhe Riad Kasapi u angazhuan në gjimnastikë dhe në teknikat bazike të xhudos.

Nxënësit treguan shumë kureshtje dhe angazhim gjatë demonstrimeve. Kurse, disa edhe shprehën dëshirë të bëhen pjesë e klubeve të xhudos. Programi shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos”, përmes komponentës, “Xhudo në shkolla – xhudistët e rinj”, ka për qëllim të zhvillojë masivizimin dhe integrimin e disiplinës së xhudos në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë të hënën…