Xhuli Nura i drejtohet policisë: Faleminderit që ekzistoni e ju paçim gjithmonë

28 maj 2024 | 12:59

Modelja shqiptare, Xhuli Nura, ka rrëfyer së fundmi një rast që i ka ndodhur në Vushtrri.

Ajo tregon historinë me një person, i cili kishte blerë nga ish-banorja e Big Brother, por që në fund nuk ia kishte bërë pagesën.

Bukuroshja tregon se rastin e paraqiti në polici duke bërë edhe një falënderim për të njëjtit për shkak të ndihmës që i dhanë.

Rrëfimin e plotë të Xhulit mund ta shihni më poshtë (pa ndërhyrje):

“Hej njerëz të bukur, mirëmëngjesi, mirdita varet se ku jeni. Unë jam në aeroport të Stambollit duke ikur për Zvicër thash të bëjmë pak muhabet.

Po du me ju tregu për një rast në Vushtrri. Atëherë pata problem me dikë dhe unë thjesht krenohem me policinë e Kosovës. Pasi e publikova një video që kështu kështu më duhet një emër i një personit dhe me më tregu se ku jeton sepse kishte blerë diçka nga unë dhe pastaj nuk mi jepte lekët.

Problemi ishte që nuk e hapke telefonin, dhe unë e mora në telefon një grua që më tha se burrin e ka polic. E thirra policin, tha nuk jam aty por më dha numrin e shokëve të tij që punon në ndërrim të natës.

Do të thotë erdhën për pesë minuta në vendin ku isha duke i pritur këta policët, katër veta kenë në makinë jo që ma kryjtën problemin. Do të thotë erdhën shpejt, mirë e profesionalë shumë. Kemi bërë muhabet, i thashë a dëshironi kafe prej meje, normal që kemi bërë edhe foto sepse nënat e tyre ishin fanse të Xhulit.

Por, unë thjesht ju falënderoj policia e Vushtrrisë jeni njësha, lum nëna që ju ka bërë e lum shteti që ju ka. Faleminderit që ekzistoni e ju paçim gjithmonë dhe vazhdoni të jeni kaq të mirë, profesionalë edhe që jeni kaq policë që i duhet shtetit tonë.

Ju dua shumë, tani vetëm me raste të mira jo me të tilla”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Suharekës e ka falënderuar trajnerin e deritanishëm Arsim…