Xhuli Nura: Mua më nevojitet një burrë i fortë që të më përballojë

23 janar 2023 | 12:58

Xhuli Nura ka marrë vëmendje të madhe që kur nisi rrugëtimin në formatin e Big Brother VIP Kosova, që po mbahet për herë të parë.

Ajo është mjaft aktive në shtëpinë e famshëm ku nuk mungon ndërhyrja në diskutimet dhe debatet me banorët e tjerë.

Xhuli njihet edhe si një femër joshëse e që provokimet nga ana e saj nuk kanë munguar teksa ekspozon linjat në veshje të ndryshme.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Atdhe Xharavina është banori i ri që u bë pjesë e BBVK vetëm pak ditë më parë dhe tashmë është pothuajse i pandashëm nga Xhuli.

Dyshja kanë qëndruar me njëri-tjetrin vazhdimisht dhe nuk kanë munguar ngacmimet mes tyre, madje edhe kanë shprehur pëlqimin.

Në një bisedë të fundit me Atdhen, Xhuli ka treguar se mashkulli që dëshiron të ketë në krah duhet të jetë i fortë dhe me vetëbesim që të mund ta përballojë.

“Unë jam një femër shumë e fortë, meshkujt që nuk kanë vetëbesim shpesh herë ndihen më pak se unë dhe mua më duhet një mashkull i fortë të më përballojë mua, jo të gjithë mund të jetë të mjaftueshëm për mua, fortësia dhe guximin që kam kanë frikë dhe për këtë bëhen xheloz”, tha Xhuli.

Ndërkohë, krahas kësaj në shtëpinë e famshme kanë ndodhur edhe ngjarje të tjera të rëndësishme që pritet të diskutohen gjatë ‘Prime’-it të sotëm (e hënë).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që…