Xi bëhet presidenti i parë kinez që pas dy dekadash viziton Nepalin
13 tetor 2019
| 12:58
Xi Jinping arriti sot në Nepal, duke u bërë kështu presidenti i parë i Kinës i cili viziton këtë shtet, pas më shumë se dy dekada.
Xi u mirëprit nga presidenti i Nepalit, Bidhaya Devi Bhandari dhe kryeministri K.P. Sharma Oli në aeroportin në Katmandu.
Lidhjet ekonomike dhe një traktat i ekstradimit pritet të jenë në agjendën e bisedimeve ndërmjet zyrtarëve të dy shteteve, ka njoftuar një zëdhënës i Partisë Komuniste që është në pushtet në Nepal.
Këto dy shtete po ashtu pritet të nënshkruajnë një projekt për ndërtimin e një linje hekurudhore.