
Latifi citon Ajnshtajnin për protestën “e pazakontë” pro-Kurti: Budallallëku njerëzor nuk ka fund
13 gusht 2023
| 20:47
Analisti Blerim Latifi ka reaguar ndaj protestës së çuditshme e cila u mbajt sot në Prishtinë, në përkrahje të Kryeministrit Albin Kurti.
Protestën përkrahëse të pushtetit, ku ndër të tjera kërkoheshin “kokat” e analistëve, që sipas protestuesëve duhet të sillen para gjyqit, Latifi e ka komentuar me fjalët e Albert Ajnshatajn.
“Dy gjëra janë të pafundme: Universi dhe budallaku njerëzor; dhe vetëm për Universin nuk jam i sigurt”.- ka shkruar ndër të tjera Latifi.