Haradinaj: Është fat i mirë që e kemi Amerikën, po e thotë dikush që ka qenë në UÇK

27 shtator 2023 | 21:53

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi në “Pressing” në T7 se është fat i mirë që e kemi Amerikën dhe për të kemi nevojë sikur për diellin.

Ai tha se Kosova ka nevojë për garancën e Amerikës për gjithë kufirin me Serbinë, jo vetëm në Veri.

“Ne kemi nevojë si për diellin për garancat e Amerikës në Veri, e jo vetëm në Veri, në të gjithë kufirin me Serbinë. Pra kemi nevojë si për diellin”, tha ai në Pressing, transmeton Gazeta Express.

Ai tha se Serbia në shumë raste është treguar e çmendur.

“Janë tregu të çmendur mjaftueshëm. Është fat i madh që e kemi Amerikën e këtë po e thotë ai që ka qenë në UÇK. Pra unë kam qenë ushtar, po ju kemi gëzu shumë kur ka hy Amerika e NATO…Është tepër rrezik me kujtu dikush që s’po na vyn dynjaja”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nënkryetari i Listës…