Avdullah Hoti: Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht!

30 gusht 2023 | 17:58

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani, foli rreth deklaratave të Macron në lidhje me vizat.

Hoti tha se demagogët( duke iu referuar krerëve aktualë të shtetit) heqin dorë nga dialogu me njohje reciproke që zhvillohej në Bruksel dhe Uashington për dialog që zhvillohet skutave dhe plazheve.

“Dialogun e zhvillojnë skutave, hoteleve të plazheve e në darka private. Arrijnë marrëveshje të përkohshme në villën e Titos në Ohër, ku marrin obligime për autonomi për serbët dhe zbatim të asociacionit, të cilin e kishin kundërshtuar dhunshëm, në këmbim të disa obligimeve gjysmake, abstrakte e të paverifikueshme që pala serbe duhet të përmbushë.E tash ankohen e “kërcënojnë” aleatët pse ata po i kushtëzojnë proceset euro-integruese të Kosovës me respektim të kësaj marrëveshje”.

“Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht” shkruan tutje ai.

Reagimi i plotë:

Këta demagogë heqin dorë nga dialogu për njohje reciproke, që kishte nisur në qeverinë paraprake në koordinim me aleatët, e që zhvillohej në Bruksel e Uashington.
Dialogun e zhvillojnë skutave, hoteleve të plazheve e në darka private. Arrijnë marrëveshje të përkohshme në villën e Titos në Ohër, ku marrin obligime për autonomi për serbët dhe zbatim të asociacionit, të cilin e kishin kundërshtuar dhunshëm, në këmbim të disa obligimeve gjysmake, abstrakte e të paverifikueshme që pala serbe duhet të përmbushë.
E tash ankohen e “kërcënojnë” aleatët pse ata po i kushtëzojnë proceset euro-integruese të Kosovës me respektim të kësaj marrëveshje.
Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Shenoll Muharremi ka dënuar deklaratën e ushtruesit të detyrës…