Ish-konsulli i Kosovës në Kanada: Kryeministër, neve na duhet të na duartrokasë Blinkeni, Macroni e Scholzi

28 gusht 2023 | 23:06

Donat Sylës, ish-konsull i Kosovës në Kanada, nuk po i bëjnë përshtypje fjalimet, siç i quan ai, senzacionale të kryeministrit Kurti nëpër konferenca.

Sipas tij, Kurti po tregohet popullist, pasi po tenton që të sigurojë më shumë vota me të tilla fjalime, reagim ky që vjen pas kundërpërgjigjes që pati Kryeministri ndaj homologes së tij nga Serbia, Bërnabiq, që u duartrokit nga audienca, në Forumin e Bledit në Slloveni, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Syla ka theksuar se më e rëndësishme se këto, janë duartrokitjet nga Franca, Gjermania, ShBA dhe Mbretëria e Bashkuar, ndonëse “nuk zhurmojnë më shumë, sa sallat e mbushura plot te forumeve!”.

“Po e kuptoj qe po vazhdon te impenjohesh me mekjen e simpatizanteve nga fjalimet tuaja senzacionale, sepse kjo po perkthehet edhe ne rritje te votave”.

“Poashtu po e kuptoje entuziazmin e partise tuaj, kur ne forume te ndryshme nderkombetare ju duartrokasin audienca, por sic eshte thene edhe me heret, neve na duhet te na duartrokas Blinken, Macron, Scholz e Sunak”, shkroi Syla.

Hiç më larg se sot, Presidenti i Francës, Emanuel Macron, pati kritika ndaj Kosovës dhe Serbisë, për angazhimin e të dyjave në dialog. I njëjti paralajmëroi masa nëse nuk sheh “sjellje të përgjegjshme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i ri i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,…