“E ça u bo bre?”; “Ka dekë njeri”: Çka thonë në videon pas momentit të vrasjes në lokalin e natës? (+18)

10 gusht 2023 | 15:24

Disa pamje janë publikuar së fundi e ku paraqiten momente pas vrasjes që ndodhi në Runik të Skënderajt. Përtej pamjeve, edhe më interesate del audioja që dëgjohet nga disa prej pjesëmarrësve. Çka na thotë ajo?

“Shuni hej, qetësi,” – dëgjohet një zë burri duke thënë në lokalin e natës ku u vra një person dhe tre të tjerë mbetën të lënduar.

“O e kanë vra Nexhin,” – dëgjohet një zë vajze derisa një ose dy vajza tjera vazhdojnë të çirren pa pushim.

“E ça u bo bre?” – pyet një burrë, por nuk dëgjohet që dikush i jep një përgjigje për t’i treguar se çka kishte ndodhur.

“Ka dekë njeri,” – ndërkohë bërtet një grua, e revoltuar me dikë. Zëri i një burri që po ashtu bërtiste nuk kuptohet se çka po thoshte.

“Qetësi,” – bërtet një burrë, i stresuar. Një vajzë ndërkohë po qante.

“Nexhiiin,” – bërtet një grua jashtë lokalit.

Një dëshmitar ka treguar se një person me një bluzë ushtarake kishte hyrë në lokal dhe kishte gjuajtur në drejtim të pacaktuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 39-vjeçar është vrarë në fshatin Runik të Skënderajt. Ngjarja…