Limaj lavdëron Thaçin: Negociatori më i mirë që nga Marrëveshja e Rambujesë

19 shtator 2023 | 22:56

Fatmiri Limaj duke folur për situatën aktuale në dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se Kurti do ta bëjë Asociacionin.

Ai tutje i pyetur se cili ka qenë negociatori më i mirë në historinë e Kosovës, tha se që nga dalja publike e UÇK-së e deri me tani nuk ka negociator më të mirë se ish presidenti Thaçi.

Limaj tha se vetë nuk është pajtuar në vitin 2011 për negociata por që mbasi është detyruar për negociim, Thaçi ka nxjerrë marrëveshjen më të mirë në vitin 2013 dhe se askush nuk do të nxjerrte më mirë se ai.

“Negociatat më të suksesshme që janë bërë janë ato për transformimin e UÇK-së”, tha Limaj në Politiko.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomesazh nga salla e…