Nuredin Gashi: Çdo njeri që bën të këqija si Albin Kurti duhet të vritet
Përkrahësi i Faton Klinakut, Nuredin Gashi, ka deklaruar se çdo person i cili kryen veprime, sipas tij, të këqija sikurse kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duhet të vritet.
Në një lidhje direkte në “Debat Plus”, Gashi ka komentuar deklaratën e Faton Klinakut gjersa quajti tradhëtar Kurtin dhe subjektin politik të tij.
“E kam thënë dhe e them prapë, nuk e marr tragjike deklaratën e Faton Klinkaut sepse atdheu është më me vlerë sesa të gjitha. Konsideroj se cdo njeri i cili bën të këqija, siç bën Albin Kurti, dhe po të isha në vendin e tij, duhet të vritet patjetër sepse është tradhëti ndaj atdheut. Konsideroj se partia e Kurtit dhe stafi i vet janë tradhëtarë të vendit”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), Faton Klinaku, është intervistuar nga Prokuroria Speciale lidhur me deklaratën e tij për kryeministrin Albin Kurti, e cila u vlerësua si kërcënim ndaj tij.
Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar vetë Klinaku, duke bërë të ditur se ai është intervistuar në prani të avokatit të tij, duke mos dashur të japë më shumë detaje.
Klinaku ka ndarë dje në rrjetin social në Facebook një bisedë që ka pasur me një votues të Kurtit, ku, ndër të tjera, ka thënë se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”.