Pamjet satelitore zbulojnë gjithçka, kur e nisi Radojiçiqi vilën e tij buzë Ujmanit?

29 shtator 2023 | 23:09

Njësia Speciale gjatë ditës bastisi pronat e terroristit Milan Radojiçiq në veri të Kosovës.

Ndër pronat që ishte cak i bastisjes ishte edhe vila e tij afër Liqeni të Ujmanit, për të cilën është bërë kërkesë që e njëjta të sekuestrohet.

Në pamjet satelitore, shihet që ndërtimin e vilës, Radojiçiq e nisi në vitin 2018, ku deri në tetor të vitit 2019, shiheshin vetëm disa gërmime e një objekt i vogël.

Në vitin 2020, përveç zgjerimit të hapësirës, Radojiçiq hapi edhe rrugë në të dyja anët e vilës.

Ndërsa ndërtimi i saj, në bazë të pamjeve përfundoi tek në vitin 2022.

Imazhet brenda vilës luksoze të kryeterroristit Radojiçiq i ka bërë publike sot Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, pas bastisjeve që bëri Policia e Kosovës në koordinim me KFOR-in dhe EULEX-in.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që kjo vilë të sekuestrohet.“Po ashtu, Prokuroria Speciale do të parashtroj urdhrin ndalues në Gjykatën kompetente për sekuestrim të një vile buzë liqenit të Ujmanit, një penthouse dhe një lokali”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Radojiçiqi ka deklaruar sot publikisht se ishte pjesë e sulmit terrorist ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku e u plagos një pjesëtar tjetër i policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur me Këshilltarin për…