“Në një shtet ku kryeministri me ministrat, flasin se jemi vendi pa korrupsion, e vërteta është se korrupsioni vlon”

30 korrik 2023 | 17:38

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se në një vende ku retorika e qeverisë është se ka demokraci dhe s’ka korrupsion sipas tij “gjithmonë është e kundërta”.

Ai për këtë i ka përdorur disa qeveri që kanë ekzistuar në të kaluarën siç ka qenë “Republika Popullore e Shqipërisë veç e popullit s’ka qenë”.

“Në një shtet ku Kryeministri dhe ministrat brenda ditës flasin disa herë se jemi vendi më demokratik dhe pa korrupsion, e vërteta është gjithmonë e kundërta, ka mungesë të thellë të demokracisë dhe korrupsioni vlon”, ka shkruar Miftaraj.

“Republika Popullore e Shqipërisë veç e popullit s’ka qenë, sikurse Republika Demokratike e Gjermanisë veç demokratike s’ka qenë. Shembuj të tillë ka me shumicë”, ka përfunduar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami…