Analistja Zana Avdiu, në kuadër të zhvillimeve të fundit dramatike që kanë karakterizuar vendin pas shprehjes së gatishmërisë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të pranuar draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të propozuar nga “pesëshja e madhe” evropiane, ka bërë një postim në Facebook me dozë ironie dhe sarkazme duke uruar Asociacionin “hallall” të Kurtit.
“Ju baftë mirë Asociacioni hallall i Kurtit. Jo si ata tjerët, që janë kanë haram.” – ka shkruar Avdiu .