Ish-ambasadori Dedaj: Albin, ndali zagarët e Sodomës të cilët kafshojnë tinëz dhe pas shpine
17 gusht 2023
| 22:35
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, përmes një postimi në “Facebook” ka pasur një kërkesë për kryeministrin Albin Kurti.
“Albin, ndali zagarët e Sodomës të cilët kafshojnë tinëz dhe pas shpine…!”, ka shkruar Dedaj.
Ai ka shtuar tutje se: “Të lehurat e Pozharevcit, të Nishit, të fëmijëve pjatalëpirës të ish UDB-së, të pushtetarëve të Kalemegdanit, dhe as të zhurmagjinjëve në pampersa të VV-së, as shenjë nuk ma lënë! Jeni rritur me sallama Serbie e keksa Pozharevci, jo me bukë Kosove!”, ka shkruar politikani Dedaj.