Ish-inspektori i AKI-së kërkon që t’iu bëhet testi i drogës udhëheqësve shtetërorë: Rezultatet mund të çudisin

15 gusht 2023 | 20:27

Burim Ramadani, ish-inspektor në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, ka kërkuar që t’iu bëhet testi i drogës vendimmarrësve nëpër nivele shtetërore, duke thënë se rezultati i testit mund të shkaktonte edhe çudi.

Këtë koment, Ramadani e bëri pas lajmit për arrestimin e ish-asamblistit të LVV-së, Besnik Mujecit, për transport të drogës nga Kosova në Shqipëri përmes linjës së autobusëve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ramadani ka theksuar se nuk po tenton të paragjykojë, por që një test droge duhet bërë të gjitha instancat vendimmarrëse në Kosovë, duke filluar nga Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi.

“Është testim i lehtë praktik, nuk kushton shumë për rrogat i kanë, për 5 minuta secili dhe secila do ta merrte rezultatin. Testi imunologjik prej më të zakonshmëve zbulon nëse personi (në rastin tonë: vendimmarrësi apo vendimmarrësja) ka përdorur kanabis, opiate, kokainë, amfetaminë dhe methamphetamine (MDMA)”, shkroi ai. /Reporteri.net/.

Reagimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim…