![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/Mujeci-Kurti1.jpg)
Del një fotografi tjetër e Mujecit me Kurtin
15 gusht 2023
| 21:37
Një fotografi tjetër ka dalë në publik, ku shihet kryeministri i sotëm, Albin Kurti, me asamblistin e VV-së, të arrestuarin i cili dyshohet për kontrabandë me drogë, Besnik Mujeci.
Në fotografi shihet Kurti bashkë me Mujecin e tre persona të tjerë.
Përveç kësaj fotografie, gjatë ditës kanë qarkulluar edhe disa fotografi tjera të cilat tregojnë afërsinë e kryeministrit të vendit Kurti me asamblistin Mujeci.
Kujtojmë se Mujeci u arrestua sot në Shqipëri nën dyshimin për trafikim me drogë, përkatësisht të llojit ekstazi.
Mujeci, bashkë me katër persona të tjerë u zunë nga Policia e Shtetit me 11 mijë e 300 doza ekstazi, vlera e të cilës ishte 400 mijë euro.