Ahmetaj: AAK-ja çdo ditë po rritet, kandidatët për deputetë po gjejnë përkrahje
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK çdo ditë e më shumë po rritet, kudo po gjejmë përkrahje për kandidatët e AAK-së për deputet të ardhshëm. Në disa qytete fitorja është e garantuar, sepse gjithmonë kemi qenë prijës të proceseve pozitive për një Kosovë më të mirë, ku qytetari është i respektuar. Këtë më së miri po e tregojnë tubimet e prezantimit të kandidatëve për deputet të Aleancës në të gjitha qytetet e Kosovës”, ka thënë kandidati për deputet nga AAK-ja, biznesmeni, Ramush Ahmetaj, i cili dje mori pjesë në takimin e mbajtur në Prizren, ku edhe u prezantuan kandidatët për deputetë.
“Prizreni shkëlqeu, shkëlqyen kandidatet për deputet të Aleancës në këtë qytet historik. Në praninë e qindra mijëra të pranishmëve u bë prezantimi i kandidatëve për deputetë të ardhshëm nga Prizreni. I pari Besnik Krasniqi, kryetar i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren, pastaj Luljetë Berisha, Edmond Hoxha, Abdylnaser Sefa dhe Armend Sefa. Ky është një ekip që Kuvendit të Kosovës do ti sjellë frymë të re, do ti sjellë suksese të vazhdueshme por edhe Prizrenit do të ja zgjedhin problemet vitale që qeveria në ikje premtoj por nuk bëri asgjë. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit që ishin me ne në përkrahje të kandidatëve për deputet. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e pakursyer të liderit tonë të AAK-së, Kryeministrin e ardhshëm z. Ramush Haradinaj që ishin prezent në tubim, dhe të gjithë atyre që besojnë në vizionin dhe qeverisjen e aleancës. Urime!”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.