Yagcilar: Bajram Rexhepi ishte njeri human
Në telegramin ngushëllues, Yagcilar ka theksuar se Rexhepi ishte njeri human dhe atdhetar. “Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen e kryeministrit të parë të Kosovës dr. Bajram Rexhepi. Në emër të MAP, Komunitetit Turk në Kosovë, partisë KDTP dhe në emrin tim, shprehi ngushëllimet e mija të sinqerta,të gjithë popullit të Kosovës, por veçanërisht familjes Rexhepi. Me këtë rast dëshirojmë të falënderojmë edhe Republikën e Turqisë për mundësinë e shërimit në “Spitalin Universitar të Stambollit”. Z. Rexhepi ishte njeri human, atdhetar dhe një mik për të gjithë qytetarët, ishte gjithashtu një person i shquar në arenën politike të Kosovës. Do të ruajmë gjithmonë kujtimin e personalitetit të tij”, është thënë në telegramin ngushëllues të Yagcilarit.