Yagcilar: Modernizimi i Administratës Publike, prioritet nacional
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka marr pjesë në Konferencën Ministrore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në Francë, Paris.
Aty ai ka mbajtur një fjalim në kuadër të panelit me temë “Pse sundimi i ligjit është i rëndësishëm për qytetarët dhe bizneset?. Yagcilar në fjalën e tij ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për modernizimin e administratës publike, me qëllim që shteti të jetë më afër qytetarit, që të ketë më shumë llogaridhënies dhe transparencën si dhe që shërbimet publike të jenë efektive.
Ai informoi të pranishmit me prioritetet strategjike të Agjendës së Reformave Evropiane e cila është një iniciativë e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian. Yagcilar theksoi se së bashku me Ministrinë e Drejtësisë janë duke punuar për të forcuar dispozitat ligjore kundër konfliktit të interesit dhe nepotizmit.
Vëmendje të veçantë në fjalimin e Ministrit Yagcilar kishte përpjekja për hapjen e të dhënave në Kosovë. Ministri Yagcilar informi të pranishmit se Kosova ka miratuar Kartën e të Dhënave të Hapura në maj të vitit 2016 dhe tashmë me vetiniciativë ka nisur procesin e Vlerësimit të Gatishmërisë për Hapjen e të Dhënave (ODRA). Kosova, ai sqaroi, tashmë ka portalin kombëtar për hapjen e të dhënave si dhe po punon për të fuqizuar kornizën ligjore për ndërtuar një kulturë institucionale për hapjen e të dhënave prej anës së institucioneve publike. “Të gjitha veprimet tona në promovimin e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë për qytetarët dhe bizneset zbatohen në përputhje të plotë me standardet e BE-së dhe si të tilla kanë për qëllim përafrimin e shtetit dhe shoqërisë sonë me Bashkimin Evropian, që përfaqëson një konsensus kombëtar në Republikën e Kosovës”, ka thënë ai.
Ministri Yagcilar falënderoi OECD dhe SIGMA si dhe shtetin francez për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe aspiratat e saja për integrim në familjen Evropiane.