Yagcilari falënderon O’Connellin për kontributin e dhënë për Kosovën
Ministri i Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar, ka pritur të enjten në takim lamtumirës ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovës, Ruari O’Connell, të cilin e ka falënderuar ër përkrahjen e vazhdueshme në procesin e shtetndërtimit dhe reformuat në Republikën e Kosovës.
Gjatë këtij takimi, Yagcilar ka folur për zbatimin e ligjeve të reformës së administratës publike, ku ka theksuar se ekipet dhe ekspertët me përkrahjen e Zyrës se Bashkimit Evropian, janë duke punuar në legjislacionin sekondar.
Në këtë kontekst, ai ka thënë se me Ambasadën e Britanisë së Madhe kanë pasur bashkëpunim shumë të ngushtë në projektin e përzgjedhjes të zyrtarëve drejtues në shërbimin civil, duke falënderuar veçanërisht ambasadorin O’Connell për përkrahjen e drejtpërdrejt.
Më tutje, ministri i MAP-it e ka njoftuar ambasadorin britanik edhe për ecurinë e punëve në nderimin e qendrës për testime shtetërore.
Ndërsa, ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, ka falënderoi ministrin e MAP-it, Mahir Yagcilar, për bashkëpunimin e deritashëm, duke theksuar se projekti për emërime të zyrtarëve të lartë të nivelit drejtues, përkundër sfidave, ka pasur sukses, ku me këtë rast është vepruar në bazë të parimeve të meritës, transparencës dhe paanësisë.
/Epoka e re/