
Yagcilari falënderon ShBA-në për mbështetjen që po i jep Kosovës
20 shkurt 2019
| 16:40
Ministri i Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar, ka takuar një delegacion nga Uashingtoni të Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) të kryesuar nga zëvendëspresidentja Karen Session, me të cilën ka diskutuar për miratimin e pakos së ligjeve të administratës publike.
Gjatë këtij takimi ministri Yagcilar ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për mbështetjen e Kosovës dhe popullit të saj, si dhe MCC-në për adresimin e sfidave të mijëvjeçarit.
Ndërsa, zëvendëspresidentja e MCC-së, Karen Session, ka vlerësuar lartë angazhimin e Ministrisë së Administratës Publike, por ka theksuar edhe rëndësinë e vazhdimit të thellimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve.
/Epoka e re/