Yakin: Xhaka nuk mund të zëvendësohet
Granit Xhaka nuk mund të zëvendësohet. Selektori i Zvicrës, Murat Yakin ka thënë se mungesa e Granit Xhakës ishte kyçe në mosarritjen e një rezultati në ndeshjen që kombëtarja helvete e humbi 4-1 ndaj Spanjës.
Në një deklaratë pas ndeshjes, Yakin vendosi të mos e gjykojë shumë ashpër ekipin e tij. “Kemi luajtur një ndeshje të mirë deri në 1:2, pastaj kemi humbur pak durimin. Shumë lojtarë nuk janë ende në ritëm dhe kërkojnë formë”, ka thënë Yakin.
“Ne nuk duhet ta përdorim Spanjën si pikë referimi. Nëse duam të mbijetojmë kundër skuadrave të tilla, duhet të kemi 14 deri në 16 lojtarë që janë në këtë ritëm”, ka shtuar ai. Kjo është arsyeja pse mungesat e Dan Ndoye, Silvan Ëidmer, Nico Elvedi dhe mbi të gjitha ajo e Granit Xhakës ishin të konsiderueshme. Mungesa e kapitenit ra në sy që në minutën e parë, shkruan “Blick”. “Loja jonë bazohet në zotërimin e topit. Nëse mungon graniti, mungojnë lidhjet dhe zgjidhjet që ai ofron”, thotë Yakin. Edhe pse Yakin shprehu pakënaqësinë e tij për paraqitjen e zëvendësuesit të Xhakës, Denis Zakaria, ai e mbrojti edhe atë. “Denisi është një lloj tjetër lojtari që lulëzon me dinamizmin e tij”.