![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/10/xhaka-1.jpg)
Yakini ‘godet’ Xhakën: Dikush tha se do t’i fitojmë të 10 ndeshjet
Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka kritikuar mesfushorin Granit Xhaka duke deklaruar se dikush kishte thënë se do të fitonin të 10 ndeshjet.
I pyetur se nëse duhet t’i frikësohen mundësisë së kualifikimit, ai tha: “Disa njerëz thanë se duhet të marrësh 10 fitore në 01 ndeshje në këtë grup”.
Kjo ishte deklarata e menjëhershme e Xhakës pas hedhjes së shortit, i cili e kishte parë Zvicrën si favorit i padiskutueshëm për të avancuar si lider i grupit.
“Problemet” mes kapitenit dhe trajnerit patën nisur menjëherë pas barazimit 2:2 ndaj Kosovës, ku Xhaka publikisht e kritikoi teknikun zviceran për mënyrën e stërvitjes duke shtuar se është faji i ritmit të stërvitjes që po marrin gola të vonshëm.
Pas kësaj, Yakin iu kundërpërgjigj duke deklaruar se është hera e fundit që toleron gjëra të tilla, sidomos pasi ka pozitën e kapitenit të skuadrës.
Ndërkohë, Xhaka hyri në historinë e Zvicrës në barazimin ndaj Bjellorusisë pasi zhvilloi paraqitjen e 118-të duke e barazuar rekordin e Heinz Hermann.
Ndër të tjera, pas këtij barazimit edhe sulmuesi Xherdan Shaqiri e vlerësoi këtë përballje si të papranueshme dhe që “Helvetikët” duhet të këndellen sa më parë.