Yamal: Dua të bëhem legjendë e Barcelonës
20 qershor 2024
| 15:11
Supertalenti Lamine Yamal e ka shprehur dëshirën për t’u bërë legjendë e klubit të tij, Barcelonës.
“Shpresoj që të bëhem legjendë e Barçës. Dua të qëndroj këtu dhe ta bëj më të mirën për shumë vjet”, ka thënë Yamali për Partidazo Cope. Ndërkohë, katalunasit tashmë e kanë përgatitur propozimin për kontratë të re për Laminen për vitin e ardhshëm kur ai t’i mbushë 18 vjeç.