Yamal: Evropianin e fundit e kam parë në një qendër tregtare, tani jam në finalen e tij
Sulmuesi Lamine Yamal shijon momentin e tij të lavdisë ndërkombëtare. Pas pak ditësh ai do të mbushë 17 vjeç, por mosha e tij shumë e re nuk e pengoi të shkojë në finalen e “Euro 2024” si protagonist në radhët e Spanjës.
Ai realizoi golin e tij të parë në një Evropian, një gol të jashtëzakonshëm nga jashtë zone ndaj Francës, duke udhëhequr ekipin e tij në një moment të vështirë.
Një lojtar që po tregon personalitet edhe pse ende adoleshent. Yamal kujton një episod mjaft interesant të jetës së tij, kur kujton se ku ishte duke parë një event të tillë tri vite më parë: “Në minutën e 60-të fillova të mendoja se do të shkonim në finale, por nuk e shprehja deri sa ra bilbili. U gëzova shumë, sepse mbaja mend si dhe ku kam përjetuar kampionatin e fundit evropian të futbollit. Asokohe kam qenë në një qendër tregtare me shokët e mi për të parë ndeshjen. Sot jam shumë i lumtur, pasi jam në finalen e këtij turneu”, ka thënë Yamal.
“Për mua është një ëndërr që bëhet realitet, të jem në finalen e një Evropiani. Ndaj Francës nuk e di nëse ishte goli më i mirë i të gjithë kompeticionit, por për mua ishte më i veçanti, sepse ishte goli im i parë me kombëtaren”, ka shtuar Yamal.