Yamal, lojtari më i mirë i ri. Rodri fiton çmimin e lojtarit të ‘Euro 2024’

14 korrik 2024 | 23:26

Lamine Ymala është zgjedhur lojtari më i mirë i ri në në Euro 2024.

Spanja ia doli të mposhte Anglinë me rezultat 2-1, për t’u bërë kombëtarja e parë që fiton katër trofe evropianë. Kjo arritje erdhi falë paraqitjes brilante të Yamal, që realizoi katër asistime.

Lojtari i Kampionatit Evropian e fitoi anëtari i Manchester Cityt, Rodri, që ishte dominues në mesfushë në të gjitha përballjet e Furisë së Kuqe.

Padyshim se Spanja e meritoi këtë triumf, duke shkëlqyer nga fillimi deri në fund. Në anën tjetër, Anglia që luajti në dy finale radhazi, kishte paraqitje të dobëta, derisa arritën befasisht deri në finale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spanja ka bërë histori me triumfin në Euro 2024, pasi…