Yamal mungon te Spanja, De La Fuente fton zëvendësuesin
11 nëntor 2024
| 18:51
Lamine Yamal do të mungojë për disa javë për shkak dëmtimi.
Në këto kushte, trajneri i Spanjës, De La Fuente ka grumbulluar për ndeshjet e nëntorit (ndaj Danimarkës dhe Zvicrës) sulmuesin e Gironës, Bryan Gil.
“Pasi shërbimet mjekësore të kombëtares spanjolle e kanë analizuar raportin e dërguar nga Barcelona, Lamine Yamal do të mungojë në ndeshjet e radhës të kombëtares për shkak të lëndimit, të cilat Spanja do t’i luajë kundër Danimarkës në Kopenhagë (e premte 15) dhe kundër Zvicrës në Tenerife (e hënë 18)”, shkruan në komunikatën e Federatës Spanjolle të Futbollit.
23-vjeçari Gril ka luajtur 4 ndeshje me përfaqësuesen. Ai më parë ka luajtur për skuadrën zinxhir të kësaj kombëtarja.