Yamal nuk e përjashton mundësinë që gjithë karrierën ta kalojë në Barcelonë

19 shkurt 2025 | 14:27

Kontrata e Lamine Yamal me Barcelonën skadon në qershor 2026, por talenti i ri tashmë ka pranuar ofertën për ta zgjatur deri më 2030. Zyrtarizimi do të bëhet pas 13 korrikut, kur ai të mbushë 18 vjeç.

“Nuk mendoj se dikush dyshon në dashurinë time për këtë klub. E kam thënë gjithmonë dhe besoj se gjithçka do të shkojë mirë. Nëse të dyja palët e duan, do të ndodhë. Nuk besoj se dikush mund të dyshojë në ndjenjat e mia për këtë klub”, ka thënë talenti katalanas në një intervistë për “Mundo Deportivo”. Lidhur me “paktin” e famshëm, ai u shpreh: “E vërteta është se nuk jam i përfshirë në të gjitha këto gjëra. Ka ende shumë rrugë për të bërë deri në përfundimin e këtij sezoni. Në fillim të sezonit të ardhshëm gjithçka do të jetë e qartë dhe të gjithë do ta kuptojnë. Tani jam i përqendruar te La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Kupa e Mbretit, që janë gjërat më të rëndësishme”.

Për ofertën e mundshme nga PSG-ja, Yamal është përgjigjur: “Nuk di asgjë, por edhe nëse një ofertë do të vinte te njerëzit rreth meje, nuk do të ma thoshin as mua. Së pari, sepse kam një kontratë, dhe së dyti, sepse besoj se për mua është e pamundur të shkoj në një klub tjetër. Te Barcelona për gjithë jetën? Epo, është e vetmja skuadër ku kam luajtur, përveç La Torreta, ku fillova. Por po, i detyrohem gjithçka Barcelonës. Më pëlqen gjithçka këtu: skuadra, klubi, tifozët, dhoma e zhveshjes, stafi. Këtu te Barcelona gjithçka është perfekte. E vërteta është se jam shumë i lumtur që nga dita kur nisa të stërvitem me ekipin e parë. Mikpritja dhe dashuria që më kanë treguar tifozët e shokët e skuadrës janë të jashtëzakonshme”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në draft-raportin e Parlamentit Evropian (PE) për Kosovën kërkohet heqja…