Yamal shihet si pasues i Mbappes në PSG
24 prill 2024
| 13:11
Kylian Mbappe pritet të largohet nga Paris Saint-Germain në afatin kalimtar të verës, derisa klubi francez është duke shprehur interesim për transferimin e talentit të Barcelonës, Lamine Yamal.
Gazeta “Le Parisien” raporton se PSG-ja ëndërron transferimin e 16-vjeçarit mrekullibërës që po shkëlqen te Barcelona. Dominique Severac ka publikuar një shkrim ku thuhet se “për të përforcuar vijën e sulmit sezonin e ardhshëm, i dobësuar nga largimi i Kylian Mbappe, klubi parisian dëshiron të nënshkruajë me lojtarin 16-vjeçar, i cili ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026”. Barcelona tashmë ka refuzuar një ofertë prej 200 milionëshe për xhevahirin e saj.