Yamal: Te Barça kam  gjetur veten, Evropiani ‘trampolina’ e karrierës time 

09 tetor 2024 | 17:00

Lamine Yamal spikati në Evropian me Spanjën, ndërsa të njëjtën rrugë po ndjek edhe me Barcelonën, teksa po shkëlqen me katalanasit. Talenti 17-vjeçar në një intervistë për “Radio Nacional”, preku tema të ndryshme.

“I lumtur me modelin e lojës dhe lirinë që Hansi Flick u jep të gjithë lojtarëve. Objektivi është fitorja, përndryshe njerëzit nuk do të ishin aq të lumtur”.

“Trajneri ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me të gjithë, si me të rinjtë ashtu dhe me veteranët, me ata që luajnë më shumë dhe ata që luajnë më pak. Kjo na bën të ndihemi komod në dhomat e zhveshjes dhe të gjithë luajmë me besim”.

“Sigurisht që loja e skuadrës është më fizike se vitin e kaluar dhe pavarësisht presionit në fushë përpiqemi të rikuperojmë sa më shpejt. Sidomos duke pasur kaq shumë ndeshje”.

“Kur bëra debutimin tim me Barçën ishte një aventurë ndryshe, por Kampionati Evropian bëri një ndryshim shumë të madh. Ndaj, tani gjithçka është më e ndërlikuar për mua në aspektin personal.

“Nuk kaloj shumë kohë me nënën time, me të cilën flas çdo ditë, po ashtu edhe me babin dhe miqtë e mi, të cilëve u tregoj edhe gëzimet edhe problemet”, tha ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti i Kosovës për Siguri dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare bën hapjen…