Yamali nuk guxon të luajë në shtesa
14 korrik 2024
| 16:39
Lamine Yamali nuk do të lejohet që të luajë në shtesa nëse finalja Spanjë – Angli luhet përtej 90 minutave.
16-vjeçarit, sipas ligjit gjerman, duke qenë se është minoren, nuk i lejohet të punojë pas orës 23:00 në ditën e diele.
Mediumi The Sun ka raportuar që Furia e Kuqe ose duhet ta zëvendësojë ose të paguajë dënimin prej 30 mijë eurosh nëse e aktivizon atë.